Sevilla sërish në finalen e Europa League, për të shtatën herë. Skuadra andaluziane eliminoi Juventusin, duke u konfirmuar si “ekspertja” e këtij kompeticioni.
Ivan Rakitic, i cili fitoi Europa League me Sevillan në vitin 2014, thekson në konferencën për shtypin përpara derbit ndaj Real Betis, se në finale kaloi skuadra që e meritoi.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për ata që e duan futbollin. Një mbrëmje fantastike. Bëmë një përpjekje të madhe për t’ia dalë. Në finale u kualifikua skuadra më e mirë.
Edhe ata që nuk janë tifozë me ne dhe panë ndeshjen, u bënë disi tifozë me Sevillan. Nuk arrij ta shpjegoj dot lidhjen që ne kemi me këtë kompeticion. Në 15 vitet e fundit është krijuar një lidhje spektakolare.
Lexo edhe:
- Xavi: Rezultati i City-Real gëzoi tifozët e Barçës, skuadra e Guardiolës e meritoi finalen e Championsit
- Tensionet me De Laurentiis, Spalletti i “jep duart” Napolit
- Sunderland kërkon Bellingham, nisin kontaktet e para
- “Mashtrim” financiar, Chelsea synon të shesë shtatë lojtarë gjatë muajit qershor
Roma? Kundërshtar i fortë, por ne kemi eliminuar skuadra të tjerë të mëdha. Kemi treguar se mund të përballemi me të gjithë”, u shpreh mesfushori kroat i skuadrës andaluziane.
Sevilla i ka fituar gjashtë finalet e mëparshme në Europa League. Tani do të sfidojë Romën e Jose Mourinhos në Budapest (31 maj), përballje që do të transmetohet në SuperSport. Me besimin dhe shpresën për të nisur festën e radhës në turneun e preferuar.
