Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Finalja e NBA: Reagim i madh nga Golden State, barazohet seria

Golden State përgjigjet në finalet e NBA. Warriors reagojnë pas disfatës në debutimin në finale, duke dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e dytë. Golden State realizoi shkëputjen deçizive në periodën e tretë, fitoi 107-88 ndaj Celtics dhe barazon llogaritë në një seri që tani spostohet në Bregun Lindor.

Pritej nisja me shpejtësi supersonike e Warriors pas dështimit në periodën e fundit të ndeshjes së parë, por Golden State ju desh të përballej me dellin e Brown në minutat e para. Lojtari i Boston firmosi 9 nga 13 pikët e para të skuadrës mike dhe Celtics, në një Chase Center çuditërisht të heshtur, arritën menjëherë një avantazh prej +8 pikësh.

Kerr luajti kartën Payton, dhe basketbollisti i rikthyer nga dëmtimi që pësoi në 3 maj bëri që prezenca e tij të ndihej. Boston gjithsesi mbronte me intensitet të lartë duke nervozuar skuadrën kaliforniane. Celtics gjetën ndërkohë pikët e një Tatum të ngritur në një tjetër nivel në krahasim me atë të ndeshjes së parë. Thompson nuk po hynte dot si duhet në lojë, dhe mendoi Curry për të prodhuar.

Looney ndërkohë dhuron minuta të shkëlqyera, Golden State rrit nivelin dhe e mbyll periodën e parë 31-30. Hyn në lojë edhe Bielica, lajm i mirë për Steve Kerr që gjithsesi nuk po ja dilte të ngadalësonte Tatum.

Arratisja e parë për Golden State vjen në gjysmën e periodës së dytë me një rezultat të pjseshëm 10-0 që duket se mund ta kanalizojë ndeshjen në binarët e preferuar të Warriors. Asnjë problem gjithsesi për Bostonin që përgjgijet me White dhe të zakonshmin Tatum, duke u rikthyer në garë.

Wigins edhe pse me oshilacione dhuron diçka në sulm, por Thompson shfaqet në vështirësi serioze dhe Payton merr disa nga minutat e tij. Steph Curry me disa nga aksionet e tij, çon sërish përpara Warriors, që e mbyllin një pjesë të parë me ulje ngritje në avantazh 52-50.  Tatum në pushim kishte koleksionuar tanimë 21 pikë, ndërsa Thompson vetëm 2.

Bostoni dëshiron të evitojë një periodë të tretë klasike prej Warriors që këtë sezon e kanë fraksionin e tyre të preferuar, por Golden State ka tjetër projekt dhe niset me një intensitet të jashtëzakonshëm.

Looney dhe Green mbrojnë më së miri në sulm, Curry argëtohet. Thompson pasi kishte dështuar në 10 nga 11 goditjet e para nga fusha gjen trepikëshin e avantazhit +7 dhe Bostoni has vështirësi për t’u përgjigjur.

Nuk mjaftojnë lojërat e Tatum, mbrojtja e Warriors rrit nivelin e intensitetit, në sulm pastaj mendon Steph Curry për të ndezur Chase Center. Dy trepikësha radhazi të Steph, ju dhurojnë të zotëve të shtëpisë avantazhin komod prej 17 pikësh, por këtë herë Golden State nuk e ul vigjilencën , siç ndodhi në ndeshjen e parë, përkundrazi i “fut një marsh” më shumë dhe e mbyll periodën e tretë me spektakël.

Një periodë që i çon në plus 23 pikë Warriors e mbyllur me rezultatin 35-14 në favor të tyre. Skuadra e shtëpisë shënon 6 pikët e para të periodës së katërt dhe ndeshja mbyllet praktikisht aty me Boston që “hedh peshqirin” e dorëzimit duke nxjerrë nga loja titullarët. Kerr ndërkohë vazhdon edhe për disa minuta për të stakuar spinën, me serinë që vazhdon tanimë në Boston me rezultatin 1-1.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...