Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Finalja e Sunday League/ Kastriotët dhe Prestige garantojë spektakël në SuperSport

Prestige-Kastriotët është finalja e edicionit të katërt të Sunday League Albania. Kompeticioni i futbollit amator ‘’9×9’’ do të luajë aktin e fundit, ku gjithçka do të përcaktohet në ‘’Shtëpinë e Futbollit’’ në selinë e FSHF.

Prestige dhe Kastriotët kanë pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri në fazën finale, dhe pritet që dhe ndeshja e fundit të jetë përplot spektakël dhe emocione. Kastriotët kanë në përbërje ish-futbollistë të kombëtares si Jahmir Hyka dhe Sebino Plaku.

Për të ardhur deri në finale, Kastriotët kanë mposhtur Panthers të Shkodrës, KKD dhe Vila L, ndërsa fazën e grupeve e mbyllën në vendin e dytë.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër dhe Prestige ka pasur një rrugëtim bindës. Ku kanë spikatur me përgatitje të lartë fizike, lojën e bukur dhe për të mbërritur në finale kanë mposhtur kundërshtarë si IMMI, Nova dhe Dussel.

Të udhëhequr nga lojtarë me eksperiencë, Prestige do të tentojë që të fitojë trofeun e Sunday League për herë të dytë. Do të jetë gjithçka për të luajtur në ‘’Shtëpinë e Futbollit’’, mes Prestige dhe Kastriotëve.

Ku skuadrat pritet të kurorëzojë një edicion të organizuar në mënyrën më të mirë nga FSHF. Përballjen finale të edicionit të katërt të kampionatit amator të futboll do të keni mundësi ta ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Supersport/Digitalb, të premten, ora 21:00.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...