Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet Superkupa e Europës

UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet Superkupa e Europës
UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet Superkupa e Europës

Finalja e Superkupës së Europës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Varshavë. Fituesja e Ligës së kampioneve dhe ajo e Europa League do të zbarojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra tjetrën verën e ardhshme. UEFA ka njoftuar se është përcaktuar në mbledhjen e qeverisë europiane të futbollit këtë të martë në Limasol të Qipros dhe impianti që do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës.

Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë. Stadiumi i Varshavës është një nga impiantet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.

Lexo edhe:

Po ashtu krahas stadiumit të Superkupës së Europës u përcaktua dhe organzimi i finaleve të Europianit U17 për femra në Irlandën e veriut në vitin 2026, finalet e kampionatit Europian U19 në Uells po në vitin 2026, ndërkohë që finalet e kampionatit të femrave të së njëjtës grupmoshë po në 2026 do të luhen në Bosnje-Herzegovinë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....