Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Finalja e titullit/ Egnatia pranë ëndrrës, Partizani kërkon konfirmimin

Edhe tri ditë nga finalja e madhe për titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore”. Partizani dhe Egnatia do të “matin brirët” në stadiumin “Air Albania” të dielën e 26 majit (19:00) për suksesin e shumëpritur.

Partizani drejt finales me objektivin e qartë për të mbrojtur kurorën e kampionit. Një arsye e madhe për të besuar është forma e mirë që po kalon skuadra e Orges Shehit. Gjashtë fitore radhazi, me “Demat” në kërkim të “mrekullisë” së shtatë që do t’i sillte në shtëpi titullin e 18-të në histori.

Lexo edhe:

Në anën tjetër, Egnatia në këtë sfidë vjen më e motivuar se kurrë për të shkruar historinë. Një sezon fantastik i dominuar nga rrogozhinasit që triumfuan edhe në Kupën e Shqipërisë për të dytin edicion radhazi. Egnatia i ka të gjitha mundësitë për t’ia dalë dhe të dielën në “Air Albania” do të kërkojë lavdinë.

Ndërkohë të premten, por në stadiumin “Air Albania” (19:00), do të luhet edhe finalja e vogël për vendin e tretë/katërt mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Biletat për Partizani-Egnatia dhe për Skënderbeu-Vllaznia mund të blihen online në ebileta.al. Si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”, në fashën orare 10:00-18:00.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...