Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Finalja, mbrojtësi i Interit: Frikë nga Haaland? Fare! Frymëzohem nga… Rudiger

Në kampin zikaltër janë gati për finalen e Champions League. Interi rikthehet pas 13 vitesh të luajë në finalen e turneut më prestigjioz. Përballë Manchester City që kërkon tripletën.

Dueli i zjarrtë do të zhvillohet në “Ataturk Olimpiyat” të Stambollit, Turqi (10 qershor, 21:00). Mbrojtësi i skuadrës italiane, Alessandro Bastoni nuk ka frikë asnjë prej kundërshtarëve. As Erling Haaland.

Jemi të karikuar dhe të vendosur, sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Por jemi të lumtur që do të luajmë në finale. I dimë vlerat e Manchester City, por në ditët në vijim do të studiojmë çdo detaj për të bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Frikë nga Haaland? Jo! Frikë nga vrasësit dhe hajdutët po, por jo nga djemtë e moshës sime. Duhet të futemi në fushë me idenë për të luajtur një ndeshje të qetë. City bleu Haaland për të fituar Champions League, por ata kanë shumë lojtarë të tjerë të fortë.

Do të tentoj të marr shembull nga Rudiger për markimin e Haaland, por pa frikë dhe me tensionin e duhur. Mezi po pres të zbres në fushë, pasi ndeshje si kjo i ëndërroj që kur isha fëmijë”, u shpreh 24-vjeçari italian.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...