Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Finalja me Fiorentinën, Moyes: Të përballesh me skuadrat italiane është gjithmonë e vështirë

Conference League ka arritur në aktin e fundit me finalen mes West Ham dhe Fiorentinës të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në orën 21:00, që do të luhet në Pragë dhe që për publiku shqiptar do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2” dhe në “Digitalb”.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, trajneri i “Hammers”, David Moyes u shpreh se Fiorentina është një kundërshtar i komplikuar.

Lexo edhe: 

“Fiorentina më bën shumë përshtypje, Ata janë një kundërshtar i komplikuar dhe është gjithmonë e vështirë të përballesh me skuadrat italiane. Ne i respektojmë shumë.”-tha ai.

Më tej tekniku theksoi se ndihet i privilegjuar që është në këtë finale europiane.

“Unë nuk e shoh veten ndryshe nga askush tjetër në këtë dhomë. Jam i privilegjuar sepse kam kaq vite që stërvitem dhe tani mund të luaj në një finale. Unë kurrë nuk e shoh veten si legjendë në këto kushte, më pëlqen të njihem si trajner, një njeri serioz që jep gjithmonë maksimumin dhe gjithmonë përpiqet t’i bëjë skuadrat e tij konkurruese”-u shpreh Moyes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...