Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Finalja me Perunë, Brazili kurrë nuk dështon në shtëpi

Brazili numëron orët që e ndajnë nga finalja e madhe e kësaj të diele me Perunë, që do të luhet në orën 22.00 dhe që do të mund ta ndiqni në Supersport. Ka edhe një statistikë që qëndron në mbështetje të shpresave të një vendi të tërë, që në turneun kontinental shumë shpesh i është dashur të dëshmojë sukseset e rivalëve historikë, Uruguait, që e ka fituar 15 herë Kupën, apo Argjentinën me 14 suksese, në një kohë që Brazili është ndalur në 8 triumfe totalë në Copa America.

“Seleçao” në të katërta rastet kur ka mikpritur kompeticionin kryesor futbollistik të Amerikës së Jugut, e ka ngritur në qiell Kupën. Një histori që fillon që në vitin 1919 me të famshmin Arthur Friedenreich kryegolashënues dhe që vazhdon në 1922, pastaj në 1949 me Jair princ të golave dhe në fund në vitin 1989 kur finalizuesi më i mirë ishte Bebeto.

Katër finale të fituara nga katër të zhvilluara në shtëpi, që këtë të diel mund të bëhen pesë nga pesë, gjithmonë me lejen e Perusë. Në këtë mënyrë, bëhet edhe më ironike paralelja me Botërorin, aty ku krejt ndryshe, çdo herë që Brazili ka organizuar Kupën e Botës i është dashur të përballet me zhgënjime, që edhe pse kanë kaluar dekada bëjnë ende pjesë në gjuhësorin sportiv si Maracanazzo, satdium ku “Seleçao” do të kthehet këtë të dielë dhe që në 1950 u mposht me Uruguain, që bëri të qanin miliona tifozë, apo Mineirazo në 2014, kur Gjermania në gjysmëfinale i shkaktoi nja nga disfatat më të bujshme me një 7-1 të pamëshirshëm ndaj “Seleçaos”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...