Klubit të Newcastle i mungon një trofe i rëndësishëm prej vitit të largët 1955, megjithatë këtë rekord negative do të kenë mundësi ta hedhin pas krahëve në finalen e Carabao Cup, të dielën ndaj Manchester United.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Eddie Howe duket maksimalisht e motivuar për të ngjyrosur bardhezi stadiumin Wembley teksa këtë sezon “Qymyrxhinjtë” e kanë treguar se mund të shfaqen të barabartë në fushë edhe ndaj emrave më të mëdhenj. Tekniku Howe e thekson këtë pjesë duke u shprehur së fundmi se të tijtë nuk i frikësohen historisë së United ndërsa i premton tifozëve se do të kthehen në qytet me Kupën.
“Nuk më duket aspak e vërtetë mundësia që lojtarët e mi të druhen nga Manchester United për shkak të historisë që ai klub përfaqëson. Ne si staf në fillimin e sezonit, ia bëmë të qartë lojtarëve se do të na duhet të luftojmë për trofe, ndaj ata janë të përgatitur për një situatë të tillë. Është bërë një kohë e gjatë pa trofe dhe ata janë të motivuar, për mua triumfi do të kishte një vlerë të madhe.
Lexo edhe
Aq më shumë pastaj edhe për tifozët që janë shumë të lidhur me klubin, kanë pritur shumë dhe nëpër qytet unë kam parë pasionin e tyre. Ata e duan futbollin dhe unë shpresoj që të rikthehemi me trofeun. Dua të theksoj se pavarësisht kohës së gjatë pa trofe, Newcastle ka një histori të madhe”, u shpreh Howe.
