Europa League

Finalja në orën 20:45, Marseille vs Atl. Madrid, për Championsin dhe titullin

Finalja e nëntë e Europa League-s përfaqëson një ndër finalet më të veçanta në histori, teksa vë përballë në Lyon Atletico Madridin, skuadrën që në vitin 2010 ka fituar edicionin hapës të këtij kompeticioni dhe Olimpikun e Marsejës, klubin që në vitin 1993 triumfoi në sezonin inaugurues në Champions League.

Që të dy këto ekipe përfaqësojnë dy klube me shumë emër në historinë e Kupave të Evropës, sidoqoftë rruga e tyre ka qenë krejtësisht e ndryshme. “Los Colchoneros” u pozicionuan në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, ndërsa klubi francez e filloi aventurën në mesin e muajit korrik, kur kaloi në turin e tretë eliminator skuadrën e Oostendes.

Natyrisht, duke parë ecurinë e deritanishme, “bardhekuqtë” konsiderohen favoritët e mëdhenj të këtij aktiviteti, por sigurisht kjo është e kuptueshme, duke marrë në konsideratë faktin që emra të tillë si Filipe Luis, Gabi, Diego Godin, Juanfran, Koke apo dhe Saul kanë qenë pjesë e skuadrës që në sezonin 2011-12 ia doli mbanë për ta ngritur këtë trofe, pa harruar që dyshja Vitolo – Kevin Gameiro e ka fituar këtë kupë tri herë radhazi me ekipin e Sevillas.

Atletico Madridi përfaqëson një ndër skuadrat me më shumë eksperiencë në Kupat e Evropës në dekadën e fundit. 2 finale të humbura në Champions me Realin në pesë vitet e fundit tregojnë vërtet shumë në këtë aspekt, madje, si për të konfirmuar diferencat, klubi madrilen kërkon trofeun e tretë në Europa League në harkun e nëntë viteve të fundit, pas suksesit të vitit 2010 në Hamburg, ku “bardhekuqtë” të drejtuar nga Quique Sanchez Flores, falë një goli të realizuar 4′ para ekzekutimit të 11-metërshave nga sulmuesi i famshëm uruguajan Diego Forlan, mundën 2-1 Fulham-in e trajnerit Roy Hodgson, ndërsa në vitin 2012 “Los Colchoneros” shkatërruan në finalen e Bukureshtit 3-0 Athletic Bilbaon falë një 2-golëshi të Radamel Falcao-s, për më tepër me trajnerin Diego Simeone në timon.

Trajneri argjentinas e mori drejtimin e skuadrës në fundin e vitit 2011, për ta shndërruar shumë shpejt në një ekip tepër solid, që shquhet për forcën fizike dhe mbrojtjen hermetike, duke thyer vetëm pak vite më vonë hegjemoninë e gjigantëve Real-Barça në Primera Division. “Bardhekuqtë” priteshin në një finale të tillë që nga momenti i eliminimit nga Championsi, megjithatë duhet të kenë qenë fare të pakët ata që kanë parashikuar Marsejën në takimin përmbyllës të këtij kompeticioni.

Ekipi nga Provansa e kaloi fazën e grupeve me vetëm katër gola të shënuar dhe për të mbërritur deri në finalen e Lionit l’OM ka zhvilluar plot 18 ndeshje në këtë aktivitet, sidoqoftë merita kryesore i takon arkitektit Rudi Garcia, që riktheu besimin në skuadër, duke siguruar në këtë mënyrë finalen e pestë në historinë e klubit në Kupat e Europës. Gjithsesi ky kompeticion është shndërruar gati-gati në mallkim, sepse asnjë klub francez nuk ka arritur për të fituar Europa League-n, apo qoftë edhe Kupën UEFA në histori.

Katër dekada më parë Bastia u mund në dy ndeshje nga PSV Eindhoveni, ndërsa në vitin 1996 Bordeaux u mposht me rezultatin e përgjithshëm 5-1 nga Bajerni i Mynihut. Pasi u thye fillimisht në Bari me 11-metërsha nga Crvena Zvezda, çerek shekulli më pare, ekipi marsejez mundi Milanin në “Olympiastadion” të Mynihyt në edicionin e parë në Champions, por që nga ajo kohë klubi nga Provansa ka dështuar në dy finale në Kupën UEFA, në vitin 1999 në Moskë, kur ishte Parma që fitoi 3-0, si dhe në finalen e vitit 2004 në Gothenborg, kur triumfoi Valencia me rezultatin 2-0. Ky ishte edhe takimi që i hapi rrugë dominimit spanjoll në këtë aktivitet, pasi klubet e këtij vendi në vazhdim numërojnë plot 8 trofe në 14 edicionet e fundit.

Kurioz është fakti që Diego Simeone është i vetmi trajner joeuropian që ka triumfuar në Europa League, kompeticion që në tetë edicionet e mëparshme është fituar vetëm nga trajnerë spanjollë apo portugezë, gjithsesi është e kuptueshme që kjo finale përbën mundësinë e vetme për të siguruar një trofe për këto dy klube në këtë sezon.

Falë vendit të dytë në Primera Division skuadra e argjentinasit nuk ka kurrfarë presioni, në një kohë kur Marseja pozicionohet në vendin e katërt në Le Championnat dhe jashtë zonës Champions. Rrugës për në finale Marseja ka eliminuar një klub spanjoll, Athletic Bilbaon, duke i fituar që të dy takimet e fazës së 1/8, ndërkaq l’OM kaloi me shumë vështirësi dhe vetëm pas kohës shtesë Salzburgun, falë një goli të Rolandos 4′ para goditjes së 11-metërshave, ndërsa Atletico e Madridit eliminoi Arsenalin me rezultatin e përgjithshëm 2-1, përballje tepër e ashpër që i kushtoi trajnerit Simeone një pezullim prej katër ndeshjesh nga UEFA.

Tek Atletico spikat pikërisht një francez si Antoine Griezmann me 4 gola në Europa League dhe 19 në kampionat, ndërsa te skuadra e Rudi Garsisë bie në sy Florian Thauvin me 3 gola në Evropë dhe 22 në Ligue 1. Kjo është finalja e dytë për “los colchoneros” në Lion, që në vitin 1986 në finalen e Kupës së Kupave në Stade de Gerland u mundën 3-0 nga Dinamo e Kievit, ndërkaq dy skuadrat janë përballur vetëm dy herë ndërmjet tyre, një dekadë më parë në fazën e grupeve në Champions League, me Atleticon që barazoi 0-0 në Velodrome dhe fitoi 2-1 në Vincente Calderon, gjithsesi, interesant është fakti që “bardhekuqtë” nuk fitojnë në Francë në Kupat e Europës ndaj një klubi transalpin që nga viti i largët 1961. Finalja do të luhet në orën 20:45, në Stadiumin e ri “Parc Olympique Lyonnais” dhe do të drejtohet nga 45-vjeçari holandez Bjorn Kuipers.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top