Conference League

Finalja në Tiranë/ 11-shja anti Feyenoord e Romës është gati, në dyshim vetëm ky lojtar

Roma do të luajë në Tiranë finalen për një trofe, pas plot nëntë vitesh nga hera e fundit (finalja e Kupës së Italisë e humbur ndaj Lazios në vitin 2013).

Këtë herë “verdhekuqtë” do të provojnë fatin e tyre në “Air Albania”, në finalen e Conference League kundër Feyenoord që do të luhet këtë të mërkurë, 25 maj, duke filluar nga ora 21:00.

Pasditen e së hënës skuadra e trajnerit Jose Mourinho ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Tiranë, sot, dhe duket se tashmë 11-shja startuese kundër holandezëve është vendosur. Megjithatë portugezi ka ende në dyshim Mkhitaryan, i cili ka qenë i dëmtuar, por me Mourinhon që do të dëshironte ta kishte në dispozicion në finalen e parë europiane pas 31 vitesh, pasi për herë të fundit Roma ka luajtur në finalen e UEFA Cup, por që u fitua nga Interi.

“Shpresojmë ta kemio në finale”-tha për mediat Drejtori Ekzekutiv i Romës, Pietro Berardi.

Mkhitaryan u dëmtua në ndeshjen kundër Leicester dhe ende nuk e ka marrë veten, pavarësisht se është duke marrë trajtime intesive për t’u rekuperuar. Kështu 11-shja që Mourinho pritet të përdorë në finale sipas medieve italiane është: Rui Patricio në portë. Mancini, Smalling dhe Ibanez në mbrojtje. Zalewski dhe Karsdrop në krahë me Cristante dhe Oliveira në qendër në mesfushë. Më pas Pellegrini, Zaniolo dhe në qendër të sulmit Abraham.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency