Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Finalja për kreun e grupit, Kosova kërkon triumfin e parë ndaj Greqisë

Kosova do të sfidojë Greqinë për herë të gjashtë në histori. Dardanët nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndaj grekëve, rival ndaj të cilit numërojnë 3 barazime dhe 2 humbje në takimet e Nations League dhe eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Morali te djemtë e Alain Giresse është i lartë pas suksesit 3-2 ndaj Irlandës së Veriut, por tani duhet një triumf në Volos për të tentuar deri në fund vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C në Nations League.

Greqia kryeson me 9 pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me 6 pikë. Trajneri francez do të ketë disa mungesa në këtë përballje delikate, duke nisur nga Edon Zhegrova, Benjamin Kololli, Lirim Kastrati, Ibrahim Dresevic dhe Betim Fazliji.

Jemi këtu me këta lojtarë, e kemi obligim të përfaqësojmë shtetin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme me këta lojtarë që kemi në dispozicion”, deklaroi Giresse në prononcimin për mediet përpara transfertës helene.

Ndërkohë, trajneri 69-vjeçar do të ketë sërish në dispozicion portierin Ante Muric dhe mbrojtësin Fidan Aliti, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq në duelin shtëpiak ndaj Greqisë.

Optimist u shfaq Milot Rashica, një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit: “Duhet të shënojmë gola nëse duam të fitojmë ndeshjen. Shpresoj të finalizojmë ndaj një kombëtareje që mbrohet mirë. Do krijojmë shumë raste, shpresoj të shënojmë”.

Ndeshja Greqi-Kosovë do të fillojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Dardanët kanë dalë të pamposhtur nga dy sfida e mëparshme në Greqi, transfertë ku kanë arritur dy barazime (0-0 dhe 1-1).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...