Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

Finalja vendoset nga një penallti, Nantes triumfon në Kupën e Francës

Një gol me penallti i Ludovic Blas në fillim të pjesës së dytë, i dha Nantes trofeun e Kupës së Francës, pasi skuadra e drejtuar nga Antoine Koumbare ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Nices në finale.

Në “Stade de France” Nantes vinte me efektin e skuadrës surprizë në finale, teksa Nice e drejtuar nga i mirënjohur Galtier, shihej si favorite kryesore për të fituar trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin francez.

Megjithatë Nice dominoi vetëm në kontroll topi, pasi gjithçka tjetër ishte e balancuar, deri në fillim të pjesës së dytë, kur Boudaoui preku topin me dorë në zonë dhe arbitri akordoi penallti.

Nga pika e bardhë shkoi numri 10 i Nantes, Ludovic Blas, i cili gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa më pas rezultati mbeti i pandryshuar, duke bërë që skuadra të festojë triumfon në Kupën e Francës, trofe të cilin e fiton për herë të katërt në histori.

Herën e fundit që Nantes kishte triumfuar në Kupën e Francës, datonte në vitin 2000, teksa vlen të theksohet se Nice e ka fituar tre herë këtë trofe, të fundit pikërisht në vitin 1997.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...