Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Financat shqetësim te Flamurtari, lojtarët kërcënojnë me FIFA-n

Flamurtari ka nisur fazën përgatitore në qytetin e Vlorës. Kjo periudhë stërvitore nuk u zhvillua në Turqi ashtu si ishte programuar fillimisht, por nuk është ky problemi më i madh për kuqezinjtë.

Danilo Alves vijon të qëndrojë në Brazil dhe nuk pranon të udhëtojë drejt Shqipërisë pa përfituar pagat e prapambetura, kapiteni Bushiç, megjithëse së fundmi i është bashkuar skuadrës në stërvitje, e ka dërguar çështjen në FIFA, ndërkohë të njëjtën rrugë duket se janë gati të ndjekin dhe dy futbollistë të tjerë.

Mësohet se Muhamed Useini dhe Goran Siljanovski kanë kërcënuar se do ta dërgojnë çështjen në qeverinë ndërkombëtare të futbollit, në mënyrë që të përfitojnë të ardhurat me të cilat nuk janë shlyer nga klubi ashtu si e parashikonte kontrata.

Për momentin në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk ka asnjë shkresë në lidhje me pretendimin e dy futbollistëve në fjalë, por nuk është e thënë që të lajmërohet FSHF-ja, sepse çështja mund të shkojë në FIFA pa kaluar nëpërmjet institucionit shqiptar të futbollit.

Disa nga futbollistët të cilët janë tek kuqezinjtë nga edicioni i kaluar, kanë që nga muaji shkurt që nuk marrin pagesat mujore, natyrisht këtu nuk llogaritet kësti i parë i kontratës, sepse disa prej tyre e kanë përfituar përpara fillimit të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...