Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fino: Procesin do ta ndjekim në gjykatat shqiptare, CAS dhe FIFA

Pas humbjes në raundin e dytë të Asamblesë për presidencën e Federatës së Futbollit, Bashkim Fino vijoi të kontestojë procesin. Sipas deputetit socialist gara do të ishte e ndershme nëse nuk do të votonin 12 shoqatat sportive për të cilat nuk i ka fshehur pretendimet, si edhe disa klube të cilat i etiketoi të përfshira në mënyrë të jashtëligjshme në zgjedhje.

Nuk jam i zhgënjyer. Unë e prisja diçka të tillë. Procesi qe i parregullt në listat e delegatëve. Po të shikoni diferencën janë ato që i kemi thënë gjatë gjithë këtij mua. Ne do të vazhdojmë procesin tonë gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk janë pjesë e futbollit, dhe vendosa e delegatëve. Kam përshtypje që diferenca e pasqyroi këtë gjë. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale do të ishte garë më e ndershme. Ju e patë që komisioni i verifikimit lexoi një raport që e kishte bërë gati FSHF. Do ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur.

Pavarësisht se e uroi kandidatin Armand Duka për mandatin e 5-të në krye të federatës, Fino bëri të ditur se do të vazhdojë betejën ligjore në gjykatat shqiptare, por edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe te FIFA.

Ne do e çojmë në fund çështjen, për të mirën e futbollit. Ne do të respektojmë, gjykatat shqiptare, më pas do të shkojmë jo vetëm në KAS por edhe në FIFA. Në momentin që ne kundërshtuam 12 shoqatat, unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor. Unë i urova sukses Dukës. Unë i kam thënë dhe i kam dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin e shoqatave. Futbolli nuk fiton apo humbet me një njeri në krye.

Përsa i takon procesit, deputeti i maxhorancës u shpreh i bindur se gara mbeti vetëm në kuadrin sportiv, ndërsa dha një mesazh për anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Varet si e kanë lexuar anëtaret e Asamblesë platformën. Koha ishte shumë e shkurtër për ta shpalosur tamam. Ata do vijnë në mendimet e mija. Gjysma e presidentëve në Europë, janë deputetë apo politikanë. Për mua qe një garë sportivë. Anëtaret e interesuar për futbollin të jenë pjesë e Komisionit. Ata janë aktorët kryesor. Nuk mund të jenë një grup njerëzish që mund të marrin vota. Iu uroj anëtareve të komitetit ekzekutiv, të mësojnë kompetencat që kanë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...