Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fiore refuzon 60 mln euro të Bayernit, Juve bën ofertën e parë për Chiesan!

Federico Chiesa është objektivi i madh i shumë klubeve të mëdha jo vetëm në Itali por edhe në Europë, megjithatë në pole për të firmosur me djaloshin e artë të Fiorentinës është Juventusi. Pak javë më parë klubi vjollcë refuzoi një ofertë nga Bayern Munich për futbollistin që kapte shifrën e 60 milionë eurove. Baza nga e cila Fiorentina do të hyjë në bisedime me klubet e interesuara për Chiesën është minimalisht 70 milionë.

Pikërisht rreth kësaj shifre vërtitet edhe oferta e parë zyrtare e Juves që sipas të përditshmes torineze Tuttosport i ka ofruar klubit vjollcë 50 milionë euro plus kartonin e Ricardo Orsolinit që aktualisht luan i huazuar te Bologna dhe falë 8 golave që ka realizuar në këtë sezon me kuqeblutë vlera e 22-vjeçarit ka kapur shifrën e 20 milionë eurove. Përsa i përket Chiesës Juventusi ka gati një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...