Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Fiore “shpërfytyron” Romën, “derdhet kupa” për Di Francescon

Roma i ka dhënë fund aventurës në Kupën e Italisë, pasi u eliminua në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, falë një humbjeje turpëruese në Firence, përballë Fiorentinës vendase.

Të besuarit e Piolit bënë gjithçka në perfeksion dhe përfituan maksimalisht nga gabimet e verdhekuqve, duke arritur të vulosin rezultatin final 7-1, që i kualifikon për në fazën gjysmëfinale.

Federico Chiesa ishte heroi i Fiorentinës, pasi arriti të mposhtë plot 3 herë portierin suedez të Romës, ndërsa dy herë shënoi edhe sulmuesi argjentinas Simeone dhe nga një gol shënuan Benassi dhe Muriel.

Për Romën golin e vetëm e shënoi serbi Kolarov, falë një gjuajtjeje spektakolare nga jashtë zone, që gjithsesi vlejti vetëm për sodisfaksion personal, ndërsa vlen të theksojmë se verdhekuqtë e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq ndaj Edin Dzekos.

Humbja e thellë e Romës, që për më tepër vjen pas një momenti aspak pozitiv edhe në kampionat, ku të dielën Atalanta i rikuperoi avantazhin prej 3 golash, pritet të pasohet me largimin e trajnerit Di Francesco, i cili duket se ka humbur kontrollin mbi lojtarët.

Nga ana tjetër, Fiorentina vijon me punën e mirë dhe tashmë do të presë fituesen e çiftit Atalanta-Juventus, për të mësuar se cilën skuadër do të ketë përballë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...