Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fiorentina dhe Bologna, në garë për Sansonen

Nicola Sansone është objektivi i merkatos së janarit për drejtuesit e Fiorentinës. Mesfushori i avancuar i Villarrealit nuk po luan shumë këtë sezon te “Nëndetësja e Verdhë” dhe mundësitë që ai të largohet janë rritur ndjeshëm. 27-vjeçari shihet si njeriu i duhur në kampin vjollcë për të mbështetur Giovani Simeonen në sulm, pasi kroati Marko Pjaca duket se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve, të cilët mendojnë që ta rikthejnë tek Juventusi. Sansone është një futbollist që e njeh mirë Serinë A, pasi ka luajtur më parë te Parma, Crotone dhe Sassuolo, përpara se të transferohej në Spanjë në vitin 2016 për 12 milionë euro. Për 27-vjeçarin interesohet edhe skuadra e Bolognas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...