Fiorentina e mbyll me një fitore dhe në vendin e 10-të këtë sezon të Serie A. Skuadra vjollcë triumfoi me rezultatin 1-3 në transfertën e Ferraras ndaj Spal të vendit të fundit. Goli i parë i Alfred Duncan me fanellën e Fiorentinës në minutën e 30-të i dha avantazhin skuadrës së Iachinit që rinovimin e pak ditëve më parë edhe për sezonin e ardhshëm e festoi me fitore. Gjithsesi avantazhi i skuadrës mike me golin e mesfushorit ganez zgjati pak pasi, Spal barazoi në të 39-ën me D’Alesandron. Dy golat që i dhanë suksesin skuadrës vjollcë u shënuan shumë vonë, nga Kouame në të 89-ën dhe Pulgar me penallti në minutën e 94-t. Edhe për ish-sulmuesin e Geonas ky ishte goli i parë me fanellën e Fiores. Me 49 pikë të grumbulluara skuadra e Iachinit e mbylli këtë kampionat në vendin e 10-të!
