Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Fiorentina, Italiano: Të përqendruar dhe konkretë për finalen

Fiorentina riniset nga fitorja 3-2 e ndeshjes së parë dhe kundër Brugges mund të luajë me favorin e dy rezultateve në dispozicion për të shkuar edhe një herë, për të dytin vit radhazi në finalen e Conference League, mision madhor për trajnerin Vincenzo Italiano.

“Natyrisht që duam të shkojë sërish dhe për t’ia dalë duhet të jemi të përqendruar , konkretë pa e ulur asnjë herë vigjilencën. Në ndeshjen e parë bëmë mirë, por dy gabime na kushtuan shtrenjtë, nuk mund t’ia lejojmë vetes kundër skuadrave kaq të forta. Avantazhin duhet ta ruajmë, por duhet të vëmë në vështirësi kundërshtarët”.

Italiano më pas bën edhe një parashikim në aspektin teknik teksa pret një tjetër sfidë të ekuilibruar.

Lexo edhe: 

“Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga episodet dhe duhet t’i kemi në krahun tonë duke përdorur mendjen dhe disiplinën, si kur kemi topin ashtu dhe kur nuk e kemi. Nuk duhet ta heqim kurrë spinën nga priza, duhet ta kemi të qartë se sa shumë ka në lojë në këtë ndeshje”

Padyshim triumfi në Conference League do të ishte diçka historike për klubin italian dhe mund të jetë edhe mënyra më e mirë për të mbyllur një cikël.

“Firenze është një ambient shumë kërkues, që të vë nën presion të shëndetshëm, që të jep stimuj. Të gjithë duhet të përmirësohemi, duke nisur nga unë i pari pasi jam ende i ri dhe më duhet ende të rritem, por mund të them që të drejtosh në Firenze është një privilegj. Fanella vjollcë është diçka fantastike dhe mundësia për t’i dhënë këtë trofe është e jashtëzakonshme”.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...