Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fiorentina jep lajmin e madh, shërohen 5 nga futbollistët e prekur nga COVID-19!

FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 08: ACF Fiorentina poses during the Serie A match between ACF Fiorentina and Atalanta BC at Stadio Artemio Franchi on February 8, 2020 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Në datën 7 maj, vetëm pak ditë pasi kishin nisur stërvitjet individuale në Itali klubi i Fiorentinës bëri me dije se 6 futbollistë vjollcë kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Por të dielën në mbrëmje Fiorentina dha lajmin e mirë për të gjithë tifozët e saj por edhe për vazhdimësinë e futbollit italian se 5 nga 6 futbollistët e prekur janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës. Kryeministri i Italisë, Guissepe Conte, njoftoi se duke filluar nga dita e hënë, ekipet e futbollit do të kenë mundësinë të rifillojnë stërvitjet me grupe të plota, duke kryer teste para çdo seance stërvitore. Të hënën, me 18 maj, edhe Fiorentina pritet të rikthehet në stërvitje me grup të plotë, përveç futbollistit (emri i të cilit nuk është publikuar) që është pozitiv. Ky i fundit do të vazhdojë të jetë i karantinuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...