Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fiorentina kërkon Gjimshitin, mbrojtësi mund të kushtojë 10 milionë euro

Fiorentina kërkon Berat Gjimshitin. Sipas mediave italiane, klubi vjollcë synon të përforcojë mbrojtjen me 26-vjeçarin shqiptar, që po shkëlqen në radhët e Atalantës, sidomos gjatë fazës së dytë të Serisë A. Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë numëron 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet me bergamaskët si dhe ka shënuar 1 gol e ka dhënë 1 asist deri në këtë pikë të sezonit. Por nuk është vetëm Fiorentina që “ia ka vënë syrin” shtatlartin shqiptar. Edhe Zeniti i kampionatit rus e ka piketuar lojtarin e lindur në Preshevë, për të cilin Atalanta ka patur kërkesa edhe në janar.

T’ia shkëputësh Atalantës gjithsesi, nuk është e lehtë. Çmimi i Gjimshitit, në rast kualifikimi në Champions, shkon rreth 10 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...