Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fiorentina merr dy mesfushorë për të synuar Europën

Fiorentina ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit kroat të Juventusit, Marco Pjaca, falë formulës së huazimit me të drejtë blerjeje.

Klubi vjollcë do t’u paguajë bardhezinjve dy milionë euro për huazimin e këtij sezoni dhe në verën e ardhshme mund të ushtrojë të drejtën e blerjes për 23 milionë euro.

Nga ana tjetër, Juventusi ka ruajtur mundësinë e riblerjes së kroatit, në ndonjë moment të dytë, duke ofruar një shifër prej 27 milionë eurosh. Krahas Pjacës, Fiorentina është në prag të mbylljes së transferimit të mesfushorit belg, Kevin Mirallas, nga Evertoni.

31-vjeçari do të vijë në formë huazimi nga klubi anglez, kundrejt dy milionë eurove, ndërsa Fiore ka ruajtur të drejtën e blerjes për 6 milionë të tjera verën e ardhshme.

Me këto dy përforcime, por edhe me ruajtjen e një pjese të mirë të boshtit të skuadrës së sezonit të kaluar, tashmë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli do të synojë pjesëmarrjen në kupat e Europës, të cilat i humbi vetëm në javët e fundit, në sezonin që lamë pas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...