Fiorentina nuk ndalet në merkato, pasi siguroi një lojtar të një kalibri si Ribery, klubi vjollcë është hedhur në sulm edhe për Raphinhan, sulmuesin e Sporting Lisbonës.
22-vjeçari është një ndër objektivat kryesore të italianëve për repartin e avancuar dhe për të arritur t’ia shkëputin futbollistin portugezëve drejtuesit e Fiorentinës janë gati të paguajnë 18 milionë euro plus bonuse.
Tratativa mes klubeve vazhdon me intensitet, por kërkesa e klubit nga Jose Alvalade Stadium për të lënë të lire brazilianin kap shifrën e 30 milionë Eurove. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e futbollistit.