Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fiorentina plot ambicie, pas sulmuesit të Realit kërkon edhe të pakënaqurin e Barçës

Fiorentina është një nga klubet italiane më aktive në merkato. Klubi nga Firence siguroi një biletë në Conference League, rinovoi me trajnerin Vincenzo Italiano dhe është shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Luka Jovic.

Sulmuesi serb i Real Madrid, do të zbarkojë në Serie A në huazim, teksa paga e tij prej 5 milionë eurosh në sezon do të paguhet përgjysmë nga të dy klubet. Por jo vetëm Jovic, Fiorentina po synon një tjetër përforcim nga La Liga.

Flasim për Samuel Umtiti, prej kohësh jashtë planeve të Barcelonës. Mbrojtësi francez, i cili fitoi Botërorin Rusi 2018 me kombëtaren e tij, del lojtar i lirë më 1 korrik.

L’Equipe shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë nisur punën për të arritur një akord me agjentin e 28-vjeçarit, për të cilin interesohen edhe klube si Marseille apo Nice, ndërkohë që verën e kaluar u tentua edhe nga Roma e Lazio.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...