Papu Gomez nuk do të mund të transferohet në një ekip italian që klasifikohet në pjesën e sipërme të renditjes së Serisë A. Drejtuesit e Atalantës i kanë bërë bllok futbollistit argjentinas, i cili nuk zbret në fushë që nga 16 dhjetori, pas mosmarrëveshjeve të hapura me trajnerin Gasperini.
Skuadra bergamaske është e gatshme të bisedojë vetëm për një transferim të mundshëm jashtë Italisë dhe me klube italiane që renditen poshtë mesit të klasifikimit. Mirëpo në Itali Papu Gomez dëshiron të marrë në konsideratë vetëm ofertat nga klube të rëndësishme. Në këto kushte, merr përparësi shitja e futbollistit jashtë Italisë.
