Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fiorentina vuan në shtëpi, por ia del, Aston Villa fiton në “ruletën” e penalltive

U mendua një ndeshje me e lehtë në letër në shtëpi për skuadrën e Fiorentinës, por skuadra nga Firenze hasi vështirësi nga çekët e Viktoria Plzen. Gjithsesi, Fiorentina preu biletën e gjysmëfinaleve të “Conference League”. Kjo falë fitores 2-0 që arriti mbrëmjen e së enjtes. Fillimi i ndeshjes nisi më mirë për vendasit, teksa fati nuk zhbllokoi rezultatin e sfidës. Me rastet e shumta në pjesën e parë, por të pashfrytëzuar nga lojtarët e Fiorentinës, u mbyll ky fraksion i lojës.

Në të dytën, llogaritë për Plzen u ndërlikuan, kur Cadu u ndeshkua me karton të kuq në minutën e 66-të, vetëm pas ndërhyrjes së sistëmit “VAR”. Fiorentina ishte disi kaotike më pas dhe nuk shfrytëzoi avantazhin numerik. Me rezultatin 0-0 në të dyja ndeshjet, ekipet iu drejtuan shtesave ku Fiorentina zhbllokoi shifrat me anë të Nico Gonzales. Me 1 gol dhe 1 futbollistë më shumë, vendasit kishin më shumë hapësira dhe në pjesën e dytë të shtesës ishte kapiteni Cristiano Biraghi që vulosi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij.

Ndërkohë, në përballjen tjetër, Aston Villa kaloi për në fazën gjysmëfinale edhe pse kjo erdhi vetëm nga seria e 11-metërshave. Lille gjeti shumë shpejt golin e avantazhin, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2. Në pjesën e dytë, francezët shënuan sërish duke marrë epërsinë në dy takimet, por shumë pak para fundit, anglezët shkurtuan diferencë, duke çuar çdo gjë në shtesë. Edhe aty nuk pati shumë histori, me skuadrat që iu drejtuan penalltive. Fati dhe merita e Emiliano Martinez bën që Aston Villa të prekë gjysmëfinalet e “Conference League”.

Lille-Aston Villa 2-1 (3-4 me penallti)

Golat:

Golin e parë e shënoi Yazici në të 15-tën minutë, i shërbyer nga Gudmundsson.

Të dytin e realizoi Benjamin Andre në zhvillimet e një këndoreje.

Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, një gabim i portierit i kushtoi rëndë Lilles, që u ndëshkua me golin e Cash, 2-1.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...