Kategoria Superiore

Firat: Vllaznia u krijua mes vuajtjesh, tifozët duhet ta mbështesin

Vllanzia i befasoi të gjithë në start, pasi ia doli ta niste mbarë kampionatin me një fitore minimale 1-0 përballë Laçit dhe mbi të gjitha me një lojë shumë të mirë, që të jep optimizëm se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë.

Entuziazmin për fitoren nuk e ka fshehur as Drejtori Teknik i kuqebluve, turku Engin Firat, i cili ka reaguar nëpërmjet një statusi të gjatë në rrjetet sociale dhe ka komplimentuar paraqitjen e shkodranëve në ndeshjen hapëse.

Firat ka sjellë në kujtesë vështirësitë me të cilat janë përballur drejtuesit për të ndërtuar një skuadër sipas tij mjaft të mirë dhe konkurruese, ndërsa ka theksuar se askush nuk e ka mbështetur Vllazninë, ndaj ka kërkuar që këtë gjë ta bëjnë tifozët shkodranë.

Reagimi i Firat:
Urime për fitoren e Vllaznisë.

Do të dëshiroja të jepja disa informacione për tifozët e Vllaznisë.

Laçi luan prej shumë vitesh bashkë, ata kanë luajtur këtë verë në Kupën UEFA dhe kanë 9 javë që stërviten dhe janë në maksimum fizikisht. Ndaj kjo ndeshje ishte shumë e vështirë dhe e rëndësishme.

Vllaznia u detyrua të përballonte probleme të pabesueshme për shkak të politikës. Këto probleme vazhdojnë edhe tani.

Në këtë situatë të vështirë, ASKUSH, e përsëris ASKUSH, nuk e ndihmoi klubin. As me 1 lek. Suad Lici u desh të organizonte financat personalisht. Normalisht, në këtë situatë është e pamundur që të ndërtosh një skuadër.

Ndaj skuadra e filloi shumë vonë me stërvitjen. Kjo skuadër u stërvit vetëm për 4 javë dhe nuk mund të jetë në kushte të mira fizike. Shumë lojtarë të rinj u desh të përshtateshin, 3 brazilianë erdhën këtë javë.

Si i quajtën brazilianët pa i parë asnjëherë? “Turistë”, “invalidë”, “amatorë” dhe, dhe… me 2 stërvitje Hygor luajti dhe shënoi një gol “amator”.

Ju kujtohet viti i kaluar kur morëm Silvio Zhunior. Disa ekspertë thanë se ai nuk kishte shënuar asnjëherë në jetën e tij. Skandal! Ai u bë golashënuesi më i mirë, pastaj të njëjtët ekspertë thanë se si ne e lejuam të largohej. Për shkakun se ai shënoi kaq shumë gola, mori një ofertë të mirë. Kaq e thjeshtë. Pasi ne nuk mund të paguajmë rrogat që janë paguar 2 vite më parë! Kjo skuadër është ndërtuar me një buxhet shumë më të ulët sesa 2 vite më parë.

Kushdo që e njeh futbollin vetëm pak, e di që kjo skuadër ka nevojë për 3-4 javë që të jetë në të vërtetë e gati fizikisht dhe të përshtaten njëri me tjetrin.

Lojtarë si Ramadani, Maranhao, Emerson dhe një mbrojtës i majtë, do të bëhen pjesë e kësaj skuadre gjithashtu.

Unë shpresoj që të gjithë tifozët e Vllaznisë do të mbështetin këtë skuadër gjatë të gjithë kohës. Atëherë me siguri Vllaznia nuk do të kalojë më periudhën e vështirë të viteve të fundit.

Nëse e keni ndjekur ndeshjen, do të kuptonit këtë: Sherri, Gurishta, Zogaj, Krymi, Kruja, Shtubina, Lika, Ruqi, Fikaj… 9 lojtarë nga Shkodra luajtën sot… Cila skuadër tjetër në Europë mund të luajë me 9 lojtarë nga qyteti i lindjes?

Tifozë të Vllaznisë, ky është realiteti! Kjo skuadër ka nevojë për mbështetjen tuaj!

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency