Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Firma formalitet, Neymar gati rinovimin me PSG-në

Lajmi ishte parandier prej ditësh. Prej ditësh Neymar përsëriste se Parisi tani është shtëpia e tij dhe PSG klubi me të cilin dëshiron të vazhdojë për të fituar. Barcelona, që i duhet të merret me një borxh qindramilionësh dhe pagën problematike të Messit, nuk mund t’ia lejojë vetes të shpenzojë për të tjerë “yje”. Kështu që braziliani ka hapur dritën jeshile për rinovimin e kontratës me klubin e emirit të Katarit. Në Francë mediet e japin të sigurt akordin për zgjatjen e marrëveshjes për 4 vite të tjera, duke konfirmuar edhe zërat që vijnnë nga Brazili.

Neymar synon të vazhdojë rrugëtimin e nisur në vitin 2017, me transferimin rekord prej 222 milionë eurosh të derdhura nga sheikët për t’ia marrë Barcelonës. Një operacion që hapi një kapitull të ri në historinë katariote te PSG, që në të njëjtën verë mori edhe Mbappenë për 180 milionë euro. Në verën e vitit 2019, gjithsesi, braziliani u tundua nga ideja për ta mbyllur menjëherë eksperiencën në Francë, duke u kthyer te Barcelona. Një tratativë që nuk u realizua, pasi klubi “blaugrana” nuk ishte i gatshëm të paguante çmimin e fiksuar nga parizienët prej rreth 180 milionë eurosh.

Kështu Neymar qëndroi, fillimisht si një armik në shtëpi, por me kalimin e muajve mori rolin e udhëheqësit të gjithë skuadrës, që shkoi deri në finalen e Champions League, pasi kishte fituar gjithçka në Francë. Katastrofa financiare e Barcelonës dhe kriza e pandemisë, që ndikoi në bilancet e të gjitha klubeve të mëdha në Europë, me shumë mundësi lehtësoi tratativën për rinovimin e kontratës, që skadon në 2022.

Nëse gjithçka konfirmohet, braziliani, që pas pak ditësh feston 29-vjetorin, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, ndërkohë që mbetet për t’u mësuar nëse i ofron të njëjtat kushte: 3 milionë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset dhe premiot.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...