Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.
Komisioni i Disiplinës në UEFA e ka dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit, si organizatore të takimit, me një gjobë të majme prej 44 mijë eurosh.
Gjithashtu u vendos edhe mbyllja e tribunave pas porte në stadiumin “Air Albania”, për një ndeshje, por ky vendim u pezullua me kusht dhe do të aplikohet në rast përsëritjeje të incidenteve gjatë dy vitete të ardhshme.
Vetë FSHF reagoi duke u bërë apel tifozëve të shmangin sjelljet e palejuara, në mënyrë që të mos arrihet te mbyllja e tribunave dhe lënia e Kombëtares pa ‘lojtarin e 12’…
Lexo edhe:
- SERIE A“30 mijë fëmijë mes bombave”, Mkhitaryan: Në Armeni po bëhet gjenocid!
- Zyrtare/ E krahasojnë me Guardiolën, Polonia zgjedh trajnerin e ri
- Dëmtimi i Maignan, rezonanca identifikon problemin e portierit francez
- Onana: Jam pasionat, United s’më mori vetëm pse luaj mirë me këmbë
Vlen të theksohet se biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dolën në shitje të premten e kaluar dhe u shitën brenda pak orëve, pasi interesi ishte vërtetë shumë i lartë…
