Diant Ramaj debutoi këtë sezon në Bundesliga mes shtyllave të Eintracht Frankfurt, skuadër që shkëlqeu në Europë.
20-vjeçari dardan, i cili ka luajtur me moshat e Gjermanisë (U18, U19, U20) luajti të plotë takimin e 16 janarit ndaj Augsburgut.
Ramaj fitoi Europa League me skuadrën nga Frankfurti, ndërkohë që drejtuesit e kanë “blinduar” talentin e portës, duke ia zgjatur kontratën me tre vite të tjera.
“Gardiani” me origjinë nga Kosova ka firmosur deri në vitin 2027 me kampionët e Europës, teksa shpreson që sezonin e ardhshëm të përfitojë sa më shumë minuta.
