Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Fitoi penalltinë ndaj Spezia-s, motra e Zaniolos merr surprizën e shëmtuar në tualetin e shkollës

Roma mposhti në transfertë Spezian me rezultatin 0-1, teksa goli vendimtar u shënuan përtej minutës së 90. Nicolo Zaniolo fitoi një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë Abraham i dhuroi tre pikët verdhekuqve. Por, tifozët e Spezias nuk e kanë falur Nicolo Zaniolon për mënyrën si fitoi penalltinë duke pretenduar se talenti italian ka simuluar, edhe pse shenjat në fytyrën e tij tregonin qartë se kishte marrë një goditje të rrezikshme nga kundërshtari.

Gjithsesi, për t’u hakmarrë ndaj Zaniolos, tifozët e Spezias kanë bërë një gjest vërtet për t’u dënuar duke qenë se kanë dërguar mesazhe në shkollën e motrës së lojtarit, Benedetta.

Në tualetin e shkollës së Benedettas janë shfaqur shkrime në të cilat theksohet se i vëllai i saj është një frikacak dhe një tradhëtar. Kujtojmë se Zaniolo është rritur në qytetin e Spezias dhe fansat mesa duket kanë kërkuar një tjetër sjellje nga ana e 22-vjeçarit.

Sakaq, ajo që ka publikuar aktet e dënueshme nga ana e tifozerisë së Spezias ka qenë vetë motra e Zaniolos e cila thekson se i vjen keq për njerëz të tillë dhe se ata kanë nevojë për kurim si pasojë e xhelozisë dhe urrejtjes.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...