Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fitoi titullin me Napoli, pezullohet për shkak të një… hamburgeri!

Tanguy Ndombele fitoi Serie A sezonin e kaluar me Napolin, teksa gjatë verës nisi një tjetër huazim: në Turqi.

Mesfushori francez, pjesë e Tottenhamit deri në 2025, zgjodhi Galatasarayn, skuadrën kampione të Turqisë.

Aventura në Stamboll nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar, edhe për faj të tij dhe kequshqyerjes.

Ndombele ndodhet mbipeshë. Dhe deri tani numëron 7 ndeshje, nga të cilat vetëm një si titullar.

Së fundmi kanë nisur edhe “përplasjet” me trajnerin Okan Buruk. Debati nuk mungoi pas ndeshjes së Championsit ndaj Bayern Munchen.

Lexo edhe: 

Shkaku lidhet me ushqimin. Pas takimit, Ndombele porositi një hamburger në hotel, teksa u kap në “flagrancë” nga tekniku.

Për këtë arsye, Buruk vendosi ta largonte nga skuadra mesfushorin. Deri në momentin që do të rifitojë gjendjen e duhur fizike.

Gjithsesi, merkato e janarit po afron dhe nuk përjashtohet mundësia që Ndomebele të rikthehet te Tottenhami që në dimër.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...