Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Fitoi tri medalja ari në Poloni, shtanga shqiptare po rrit një tjetër kampion

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në Raszyn të Polonisë.

Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grup-moshën U-17.

Kofsha garoi në peshat 89 kg dhe realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Evropian, pasi disa ditë më parë, siç dihet, edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshën U-15.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...