Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Fitoi trofeun e shtatë të Wimbledon, mesazhi i Nadal për Djokovic

LONDON, ENGLAND - JULY 04: Rafael Nadal of Spain celebrates a point against Botic van de Zandschulp of Netherlands during their Men's Singles Fourth Round match on day eight of The Championships Wimbledon 2022 at All England Lawn Tennis and Croquet Club on July 04, 2022 in London, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Novak Djokovic shkruajti historinë të dielën duke fituar titullin e tij të shtatë në Wimbledon pasi mposhti në finale Nick Kyrgios.

Një fitore që i mundëson serbit të ri-angazhohet në “luftë” për të parë se cili tenist do të ketë më shumë Grand Slam në fund të karrierës së tij duke numëruar deri tani 21, vetëm një me pak se Rafael Nadal, i cili këtë vit e ka rritur numrin e 22-të pas fitimit të Australian Open, ku Djokovic nuk luajti dhe Roland Garros, ku Nadal mundi të mposhte serbin në çerekfinale.

Ndërsa postoi festën e tij me familjen pas fitores në Wimbledon, Djokovic shkruajti në rrjetet sociale: “Moment i bukur me familjen time këtë mëngjes. Ka qenë një privilegj të ndaj udhëtimin tim me ta! Faleminderit shumë Wimbledon për këtë mundësi. Unë sjell shumë kujtime në shtëpi për pjesën tjetër të jetës sime.”

Një postim në të cilin Rafael, që nuk mundi të luante ndeshjen gjysmëfinale për shkak të një dëmtimi në bark, nuk ka nguruar të reagojë. Ai la uruar Djokovic për fitoren në Wimbledon përmes një komenti.

“Uau! Çfarë momenti i mrekullueshëm! Gëzoje dhe urime!”-shkruajti Nadal

Një gjest i ri sportiv mes dy tenistëve që tregon se pavarësisht rivalitetit të ashpër në fushë, mes dy legjendave të mëdha të tenisit ekziston një miqësi e madhe.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...