Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Fitojnë Lyon dhe Montpellier, -4 pikë nga PSG

Lyoni dhe Montpellier përfituan nga humbja e PSG-së të premmten përballë Monacos duke e bërë edhe më të fortë garën në kreun e ligës së parë franceze. Lyoni fitoi 0-1 në fushën e Angers, me gol të Kadewere në pjesën e dytë, ndërsa Montpellier triumfoi më vështirësi 4-3 me Strasbourgun. Në “Stade de la Mosson” pjesa e parë u mbyll 3-3. Për vendësit shënuan Mendes dhe dy herë Delort, ndërsa për Strasbourgun tundën rrjetën pas goditjeve të penalltive Lala dhe Dialo, ndërsa të tretin e realizoi Ajorque. Goli i vetëm i fraksionit të dytë, që i dha fitoren Montpellier u shënua nga Laborde. Në takimet e tjera Nantes barazoi 1-1 me Metz, Dijon – Lens përfundoi 0-1 dhe Reims – Nimes po 0-1.
Rezultatet
Nantes – Metz 1-1
Dijon – Lens 0-1
Montpellier – Strasbourg 4-3
Reims – Nimes 0-1
Angers – Lyon 0-1

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...