Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fitojnë Partizani dhe Kastrioti, Bylis ndal Tiranën!

Fitorja e parë në stolin e Tiranës për Nevil Deden nuk vjen as në sfidën shtëpiake ndaj Bylis. Barazim pa gola në Selman Stërmasi mes bardhebluve dhe ballshiotëve aty ku në fund Tirana ishte me fat pasi shtylla i tha jo golit të Bylisit me Laëal pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Dovedan. Vazhdon të kenë shumë probleme kampionët në fuqi madje as rikthimi nuk riktheu bardheblutë në rrugën e duhur. Ndryshe nga Tirana është në formë shumë më të mirë Partizani që triumfoi lehtësisht 0-3 në transfertën fierake ndaj Apolonisë. Golat për skuadrën e Ilir Dajës u realizuan nga Eneo Bitri në pjesën e parë dhe Jurgen Bardhi e Hektor Idrizaj në fraksionin e dytë. Me suksesin në Loni Papuçiu, Partizani u ngjit në kuotën e 7 pikëve, 1 më pak se Kastrioti i vendit të dytë që vazhdon të surprizojë. Skuadra e Ndreut fitoi 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut me gola të De Silvas dhe Okebugëut. Goli i Armah i vlejti vetëm për statistika skuadrës së Ahmatajt që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të pas daljes me karton të kuq të Mensah.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...