Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Fitojnë Roma dhe Arsenal, Wolves dhe Basel të papërmbajtshme!

Roma mjaftohet me një fitore minimale në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj belgëve të Gent. Në Olimpico vendosi gjithçka një gol i afrimit të janarit Carles Perez në minutën e 13-të. Roma shkon pas një jave tashmë në Belgjikë për të mbrojtur avantazhin minimal. Përmbushi pritshmëritë edhe Arsenali që fitoi 0-1 në transfertën greke ndaj Olympiacos dhe hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në 1/8-at falë një goli të Lacazette. Mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e parë e kualifikuar në 1/8-at Wolverhampton që fitoi me shifrat e thella 4-0 sfidën e parë ndaj Espanyol. Spektakolar Jota në këtë sfidë me një tregolësh. Mori një fitore të ngushtë 2-1 Bayer Leverkusen ndaj Portos, ndërkohë që pothuajse ka prerë biletën në fazën tjetër Baseli pas suksesit 0-3 në fushën e Apoel Nicosias me skuadrën qipriote që në këtë sfidë u drejtua nga asistenti i trajnerit të parë, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Bledar Kola. Përmbysje spektakolare edhe ajo e Rangers që fitoi 3-2 ndaj Bragas që kryesoi deri në 0-2. Me përmbysje fitoi edhe Ëolfsburg 2-1 ndaj Malmos. Ndërkohë u mbyll në barazim 1-1 takimi mes AZ Alkmaar dhe Lask Linz.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...