Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fitojnë thellë Partizani, Skënderbeu, Teuta e Kukësi, mposhten Laçi dhe Flamurtari!

Fitore të thella të skuadrave të Kategorisë Superiore por edhe rezultate surprizë në 10 ndeshjet miqësore që u zhvilluan ditën e mërkurë. Tirana mposhti 3-2 Vorën, sfidë në të cilën realizoi Ngoo me penallti dhe Dunga dy herë. Partizani dhuroi spektakël ndaj Turbinës pasi fitoi me shifrat 8-1 ku Bardhi shënoi dy herë ndërsa festuan edhe Cara, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj e Broën. Sukses të lehtë arriti dhe Kukësi ndaj Sopotit në Librazhd me rezultatin 0-3, ndeshje në të cilën spikati Vasil Shkurtaj me 2 gola. Dhuroi spektakël edhe Skënderbeu që në kompleksin Tropikal “theu” me shifrat 4-1 Dinamon me Blerim Krasniqin që realizoi një dygolësh ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Jashanica e Pusi.

Me rezultatin e thellë 4-0 triumfoi edhe Teuta përballë Erzenit falë dy golave të Rubin Hebajt dhe finalizimeve të Kallakut dhe Kapllanit. Ndërkohë Laçi u mposht në Lezhë nga Besëlidhja me rezultatin minimal 1-0, ashtu siç u mposht Flamurtari në Vlorë me rezultatin 0-1 nga Oriku. Ndërmjet sfidave mes ekipeve të Kategorisë së Parë Apolonia u mposht me rezultatin 1-2 nga Egnatia ndërsa Tërbuni u thye me shifrat 3-4 nga Korabi. Ndërkohë u ndërpre përfundimisht në minutën e 24-t sfida mes Luftëtarit dhe Këlcyrës, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve miq. Gjirokastritët nuk e pranuan diçka të tillë dhe u tërhoqën nga kjo sfidë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...