Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fiton De Laurentiis, Chelsea do paguajë klauzolën e Sarrit

REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - AUGUST 23: SSC Napoli president Aurelio De Laurentiis and SSC Napoli coach Maurizio Sarri look on before the Serie A match between US Sassuolo Calcio and SSC Napoli at Mapei Stadium - Città del Tricolore on August 23, 2015 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Në fund fiton presidenti Aurelio De Laurentiis. Tentativat e Chelsea-it numri 1 i Napolit të lironte nga kontrata aktuale trajnerin Maurizio Sarri kanë dështuar dhe që tekniku italian të marrë drejtimin e Bluve të Londrës, e vetmja mënyrë është që presidenti i Chelsea-it Roman Abramovich të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh që Sarri ka në kontratën e tij me Napolin e vlefshme deri në 31 maj. Nëse Chelsea nuk e paguan klauzolën deri në fund të këtij muaj atëherë Sarri mund të mbahet peng nga De Laurentiis me këtë të fundit që do të jetë i detyruar të derdhë në arkat e trajnerit 1,4  milionë euro në sezon. Por diçka të tillë nuk e dëshiron asnjë nga palët dhe te Chelsea kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 8 milionë eurosh për të firmosur më pas me Sarrin i cili do të marrë drejtimin e Bluve të Londrës për 4 vitet e ardhshme me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh. Përsa i përket Antonio Contes, ky i fundit pritet të shkarkohet zyrtarisht nga Chelsea në orët e ardhshme me ish trajnerin e kombëtares italiane që do të marrë një dëmshpërblim të majmë prej 20 milionë eurosh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...