Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fiton Dembele, Xavi shpjegon ç’do të bëjë me sulmuesin francez

Xavi Hernández do të ketë nën urdhrat e tij Ousmane Dembélénë deri në fund të sezonit. Kjo u konfirmua nga trajneri e Barcelonës në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atleticon e Madridit. Ai shpjegoi se duke besuar në profesionalizmin e francezit, rënë dakord me drejtuesit që të shfrytëzohet potenciali i sulmuesit, por u kërkoi tifozëve që ta mbështesin lojtarin.

Xavi shpjegoi ndryshimin e pozicionit të klubit me Dembélé, të cilit iu dha një ultimatum për të rinovuar, ndryshe duhej të largohej përpara se të mbyllej merkatoja dimërore.

“Rrethanat bënë që të mos kishim zgjidhje. Ai është pjesë e klubit dhe skuadrës. Jemi takuar me presidentin, me drejtuesit sportivë dhe me sekretariatin teknik dhe tani rrethanat kanë ndryshuar. Ai është një lojtar i skuadrës sonë”, deklaroi Xavi.

Në lidhje me reagimin e mundshëm negativ të publikut, Xavi u kërkoi të gjithëve të mbajnë të njëjtin qëndrim:

“Bëmë gjithçka për të gjetur një zgjidhje. E kuptoj pozicionin e klubit, lojtarit dhe tifozëve, të cilët mund të jenë të mërzitur. Por ne nuk duhet të jemi egoist. Dembele ka kontratë me ne dhe mund të na ndihmojë. Çfarë rëndësie ka nëse kemi gabuar. Një muaj më parë vendosëm për një gjë tjetër dhe tani besojmë se është më e mira për ekipin. Ne duam që ai të jetë pjesë e skuadrës, ka një kontratë si futbollistët e tjerë aktualë. Ousmane ka qenë gjithmonë profesionist, përkushtimi i tij ka qenë gjithmonë i patëmetë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...