Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Fiton duelin me Domgjonin, ja nota e Kumbullës për sfidën ndaj Vitesses

Marash Kumbulla është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Roma e Jose Mourinhos, pasi për të pestën ndeshje radhazi është konfirmuar në formacion ndaj Vitesses në Conference League.

Mbrojtësi shqiptar dha një kontribut të jashtëzakonshëm që Roma të ruajë portën të paprekur për të tretën ndeshje radhazi mes kampionatit dhe Europës, teksa u vlerësua me notën 6.5 për paraqitjen ndaj holandezëve.

“Kishte përballë një kundërshtar të vështirë si Domgjoni, por me kalimin e minutave mori masat e duhura për ta neutralizuar dhe për të mos lejuar që të krijohen situata të rrezikshme”, thuhet në vlerësimin për Kumbullën.

Mbrojtësi shqiptar nuk pati një nisje aspak të mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos, por me punë ia ka dalë t’i ndryshojë mendjen portugezit dhe të shndërrohet në titullar të padiskutueshëm te Roma.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...