Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Fiton frika për të mos humbur, Maroku e Kroacia ndajnë pikët

Në ndeshjen Marok – Kroaci fiton frika. Kjo sfidë, e para e Grupit F, ku bëjnë pjesë edhe Belgjika me Kanadanë, u mbyll pa fitues, madje me rrjeta të paprekura. Ishte një ndeshje e luftuar, por pa shumë raste për shënim, pasi të dyja skuadrat kishin si objektiv kryesor të mos humbnin.

Perisic iu afrua golit në minutën e 17-të, por goditja e tij përfundoi jashtë, ndërsa në kohën shtesë të fraksionit hapës portieri Bono ndali goditjen e Nicola Vasicit, për të ardhur më pas te tentativa e Luka Modricit, që shkoi mbi tra.

Gjatë pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 51-të portieri i Kroacisë i mohoi golin Al Mazrauouit e pak më vonë grushtoi në pozicion goditjen e fortë nga distanca të Hakimit.

Në minutat e fundit si Maroku ashtu edhe Kroacia menduan më shumë për mbrojtjen, qartësisht të kënaqur që morën nga një pikë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...