Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fiton frika për të mos humbur, Partizani e Kukësi marrin nga një pikë

Ka përfunduar pa fitues kryesfida e javës së 17 të Kategorisë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Kukësit, e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Nën reshjet e shiut që shoqëruan takimin në pjesën më të madhe të lojës, si kryesuesit e kampionatit, ashtu edhe verilindorët dhuruan një ndeshje të luftuar shumë thuajse në çdo sektor të fushës.

Gjithsesi frika për të mos humbur ishte ajo që triumfoi përballë dëshirës për fitore, ndaj asnjë prej skuadrave nuk bëri mjaftueshëm për të dërguar topin në rrjetë, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 0-0.

Kukësi pati mundësi më të mira në pjesën e parë, me Reginaldon që i shkoi pranë golit, pas një gjuajtjeje me kokë, ndërsa Gega përforcoi sulmin në pjesën e dytë, por pa rrezikuar seriozisht kuadratin e Frashërit.

Vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit kryesor Enea Jorgji bëri që skuadrat të ndajnë nga një pikë, rezultat që lë të kënaqura të dy skuadrat, pasi Partizani mbetet në krye të renditjes, tashmë me 36 pikë, ndërsa Kukësi merr vendin e dytë me 31 pikë dhe mbi të gjitha nuk humb në fushë ne rivalit direkt për titull.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...