Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e edicionit futbollistik 2022-2023 në kampionatin e futbollit të vajzave. Kjo është hera e 10-të radhazi që kuqeblutë kurorëzohen kampione të Shqipërisë. Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin në kuotën e 54 pikëve, ku ka njohur vetëm fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim.
Në ndeshjen e 18-të të kampionatit, Vllaznia mposhti rivalen direkt për titull, Tiranën. Vajzat kuqeblu triumfuan me rezultatin 3-0, me gola të Megi Doçit, Matilda Gjergjit e Gresa Berishës.
Në fund të takimit, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera. I cili gjithashtu i dorëzoi kapitenes së ekipit, Esmeralda Franjes, edhe trofeun e kampiones.
Lexo edhe:
- Haaland, për titullin në sezonin debutues te City: Joreal, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime
- DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën
- Nga kualifikimet europiane, te sukseset në kampionate/ Rekordet e trajnerit Ilir Daja!
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Ndërkaq, të shtunën, të dielën dhe sot u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së 18-të, ku u fiksua përfundimisht edhe klasifikimi i skuadrave për këtë edicion futbollistik.
Apolonia mposhti Kukësin në transfertë këtë të hënë me rezultatin 0-9 duke u renditur kështu përfundimisht në vendin e tretë, me 42 pikë. Në derbin e kryeqytetit, Partizani triumfoi ndaj Kinostudios në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”. Vajzat e kuqe fituan 4-1, në një ndeshje mjaft të luftuar nga të dyja ekipet.
Sakaq, Teuta mundi Lushnjen në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ me shifrat 1-2, ndërsa Skënderbeu nuk ia doli ndaj Laçit në shtëpi. Laçjanet morën tri pikët e fundit të këtij edicioni në Korçë, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Ndeshjet e javës së 18-të e kampionatit të futbollit të vajzave:
Skënderbeu 0-5 KF Laçi
Lushnja 1-2 KF Teuta,
Partizani 4-1 Kinostudio
Kukësi 0-9 Apolonia
Vllaznia 3-0 Tirana
Renditja përfundimtare:
Vllaznia 54 pikë
Tirana 48 pikë
Apolonia 42 pikë
Partizani 34 pikë
Kinostudio 27 pikë
KF Laçi 25 pikë
KF Teuta 21 pikë
Skënderbeu 3 pikë
Kukësi 0 pikë
Lushnja 0 pikë
