Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Fiton M’gladbach, barazim mes Freiburg dhe Eintracht

Pa gola u mbyll  sfida mes Freiburgut dhe Eintracht Frankfurtit, ku Var rezultoi vendimtar në rezultatin përfundimtar pasi Freiburgut ju anullua një gol në minutën e 16-të, për pozicion jashtë loje pikërisht pas sinjalizimit që gjyqtari mori pas shqyrtimit të teknologjisë. Duhet thene se pavaresisht golit te shenuar dhe te anuluar per vendasit, kane qene miqte e Eintracht qe kane patur me shume raste per te shenuar e megjithe aktivizimin ne pjesen e dyte te Kevin Prince Boatent as ata nuk munden te canin rrjeten. Duhet permendur qe per Freiburgun, mesfushori shqiptar Amir Abrashi qendroi ne stol ku ne 90 minuta nuk u preferua nga trajneri Christian Streich.

Gladbach e nisi me fitore sezonin e ri në Bundesligë pasi mundi 1-0 Koln në derbin fqinj. Në “Borusia Park” sfida u vendos nga një gol në pjesën e dytë të Elvedit. Për vendasit ishte një fitore e merituar pas një ndeshje të dominuar, të cilën mund ta kishin zgjidhur që në pjesën e parë por nuk arritën dot të gjenin golin e epërsisë sidomos pas rasteve të para. Starti i duhur për formacionin e Hecking, pasi vjet Gladbach në fillim të edicionit vuajti jo pak për të marrë fitoren e parë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...