Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fiton të gjitha finalet,  Perez për Zidane: “Bekim nga Parasja”

“Zinedine Zidane është një bekim nga Parajsa dhe shpresojmë që të qëndrojë sa më gjatë te Reali i Madridit e të na japë kënaqësi të tilla”.

Me këto fjalë presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i dhuri elozhe trajnerit Zidane, të cilin e cilësoi si njeriun me më shumë merita për ringritjen e klubit me suksesin në Superkupën e Spanjës ndaj Atleticos, pas penalltive në stadiumin e Jeddah në Arabinë Saudite.

“Los Blancos” barazuan 0-0 në derbin e zhvendosur mijëra kilometra larg, por pas 120 minutash arritën të dominonin në goditjet e 11-metërshave në “King Abdullah Sports City Stadium”. Tani Zidane mund të krenohet për një mesatare të frikshme me suksesin në 9 finale.

“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur për të. Shpresoj që ai të fitojë më shumë me ne, pasi ka një marrëdhënie të dashur me Real Madridin. Ai vendosi të pushonte për një vit dhe tani ai është rikthyer me energji të ripërtëritur. Zidane është një bekim nga Parajsa, ishte në gjendje të bashkonte ekipi.”

Zinedine Zidane u largua nga Reali në majin e vitit 2018, por u josh për t’u rikthyer te “Los Blancos” më pak se një vit distancë, pas shkarkimeve të Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...