Skuadra e Ajax ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Heracles për takimin e raundit të 21 të Eredivisie. Vendasit e nisën episodin e golave në minutën e 22’ me Klaassen, teksa pjesa e parë e kësaj sfide do të mbyllej me rezultatin 1-0. Përveç golit Ajax mori edhe dy kartonë të verdhë me Alvarez dhe Antony në pjesën e parë të kësaj sfide.
Pjesa e dytë e këtij takimi do të ishte më intensive, me vendasit, të cilët pavarësisht se kishin marrë avantazhin tentuan vazhdimisht që të thellonin rezultatin.
Në minutën e 55’ do të ishte Haller ai i cili do të shënonte golin e dytë për vendasit. Më pas në minutën e 65’ të përballjes ishte Taylor ai që realizoi tripletë për Ajaxin.
Pas kësaj sfide shkon në kuotën e 51 pikëve dhe mban vendin e parë të Eredivisie i palëkundur, teksa Heracles qëndron në vend të 15 me vetëm 20 pikë të grumbulluara në kampionatin kryesor të futbollit holandez.
