Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Fiton Tottenhami i Mourinhos, gëzon Manchester United, Bournemouthi thuajse i rënë

Jose Mourinho i bën një dhuratë të çmuar Manchester United në Premier League. Tottenhami që drejtohet nga trajneri portugez shkatërroi 3-0 Leicester City-n dhe u jep mundësi “Djajve të Kuq” që të parakalojnë pikërisht “Dhelprat” në renditje, sigurisht nëse marrin pikë në sfidën e 22 korrikut ndaj West Hamit në “Old Trafford”.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” të Londrës sfida praktikisht u vendos që në pjesën e parë, që u mbyll 3-0. Rezultati u zhbllokua në minutën e gjashtë nga Sn Heung-Min, oditja e të cilit u devijua nga Justin, për të ardhur më pas te dy golat e Harry Kane në minutat 37’ dhe 40’, në të dy rastet pas bashkëpunimit me brazilianin Lucas.

Humbje e rëndë (0-2) e Bournemouthit në fushën e tij përballë Southamptonit, që e bën thuajse të pamundur qëndrimin në Premier League, kur ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe diferenca me Watfordin është tri pikë.

Në “Vitality Stadium” vendësit pësuan dy gola të shënuan nga Ings në fund të pjesës së parë dhe Adams në minutën e 8-të shtesë. Kujtojmë që në fillim të pjesës së dytë Ings humbi penalltinë për miqtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...