Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fiton Trepca ‘89, vetëm një pikë larg Llapit

U luajtën këtë të mërkurë tri ndeshjet e mbetura të javës së 9-të të Superligës së Kosovës, që nxorrën fituese në të gjitha rastet skuadrat pritëse. Fitoren me të thellë e arriti Trepca ‘89, që shkatërroi 3-0 Besën e Pjesës. Për mitrovicasit realizoi dygolësh John, i cili e dërgoi topin në rrjetë në kohën shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e 72-të, ndërsa golin që vulosi rezutatin përfundimtar e shënoi Hasani.

Armend Dallku nderoi Prishtinën, që drejtohet nga Mirel Josa, në minutën e fundit në përballjen shtëpiake me Vëllaznimin, ndërsa në sfidën tjetër mes Drenicës dhe Vllaznisë së Pozheranit rezultoi vendimtar për vendasit finalizimi i Berishës në minutën e 30-të.

Superliga e Kosovës vazhdon të kryesohet nga Llapi me 17 pikë, një më shumë se Trepca 89′. Vllaznia e Pozheranit nuk po sheh dritë në fund të tunelit, teksa pas 9 javëve të para mbetet e fundit me vetëm 4 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...